Ballina Sport Futboll Man United vazhdon me fitore

Man United vazhdon me fitore

Skuadra e Manchester Unitedit ka shënuar një fitore të çmendur ndaj Fulhamit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-të në Premier League.

Ishte Benjamin Sesko që shënoi për 3:2 në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

“Djajtë e Kuq” ishin duke fituar 2:0 deri në minutën e 85’të me golat e Casemiro dhe Cunha.

Por më pas mysafirët barazuan 2:2 me anë të Jimenez dhe Kevin.

Kurse në minutat e fundit, pas një super asisti nga Bruno Fernandes, sulmuesi slloven, Benjamin Sesko shënoi për 3:2, duke ia siguruar tri pikë të mëdha Manchester Unitedit të Michael Carrick.