Man United vuan, por fiton

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

‘Djajtë e Kuq’ me shumë mund kanë arritur të marrin pikët e plota në ‘Old Trafford’, duke mposhtur 1:0 zviceranët e Young Boys.Goli i tre pikëve për Manchester United erdhi në minutën e 91’.

Ishte mesfushori Fellaini që realizoi pas një asistimi të pranuar nga Lukaku.Kjo fitore e rendit Unitedin në vendin e dytë, për t’i mundësuar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.