Man. Utd fillon përpjekjet për transferimin e Kanes

Manchester United ka filluar përpjekjet për ta transferuar sulmuesin e Tottenhamit, Harry Kane, gjatë verës, njofton “The Telegraph” të hënën.

Siç bëhet e ditur drejtuesit e Unitedit tashmë kanë nisur bisedimet me drejtuesit e Tottenhamit për kapitenin. Për sulmuesin 29-vjeçar të Anglisë në garë është edhe Chelsea, por, Tottenhami është ende i pavendosur. Kane ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm. Anglezi vlerësohet rreth 90 milionë euro.

Në sezonin aktual ka shënuar 26 gola dhe ka kontribuuar me katër asistime në 43 ndeshje në të gjitha garat. Pjesë e Tottenhamit është prej vitit 2013, ndërsa më herët ka luajtur edhe për disa klube tjera në Angli.