Manchester City e mbyll vitin me fitore, mposht në shtëpi Sheffield Unitedin

Manchester City ka shënuar fitore ndaj Sheffield United me rezultat 2-0 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Skuadra e Pep Guardiolas e nisi ndeshjen shumë mirë, duke shënuar që në start.

Në minutën e 14-të, ishte Rodri që shënoi për 1-0.

Edhe me të filluar pjesa e dytë, qytetarët shënuan edhe një herë, për të siguruar fitoren.

Phil Foden asistoi te Julian Alvarez i cili shënoi për 2-0.

Me këtë fitore Man City ngjitet në vendin e tretë me 40 pikë, dy më pak se sa Liverpooli lider.