Manchester City lëshon pikë ndaj Nottingham

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar 1 me 1 ndaj Nottingham Forest në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 24-të në Premier League.

Edhe pse mysafirët kaluan në epërsi të parët me golin e shënuar nga Bernardo Silva, nuk arritën që në fund t’i merrnin tre pikët e plota.

Në pjesën e dytë, skuadra vendase shënoi një gol në minutën e 84’të për ta barazuar rezultatin. Golashënues ishte Wood.

Me këtë barazim ekipi i Pep Guardiolas bën një hap mbrapa luftës për titullin kampion. Ata tani kanë grumbulluar 52 pikë, dy më pak se lideri Arsenal.