Manchester City ka shënuar fitore të madhe në udhëtim kundër Schalkes.
Kampionët e Premierligës fituan me rezultat 2-3 derisa ishin në disavantazh në pjesën e parë.
City kaluan të parët në epërsi me golin e Sergio Aguero në minutën e 18-të të ndeshjes, shkruan Indeksonline.
Gjyqtari më pas akordoi dy penallti brenda shtatë minutash (38′ dhe 45′) për Schalken ku në gola i shëndrroi Nabil Bentaleb.
Punët keq për Manchester Cityn u bënë në minutën e 68-të kur Otamendi u ndëshkua me të kuq, por inkuadrimi i Sane ndryshoi lojën.
Gjermani barazoi rezultatin në minutën e 85-të me një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.
Golin e fitores e shënoi Sterling në minutën e fundit të ndeshjes.
Ndeshja e kthimit luhet me 12 mars në “Ettihad Stadium”.