Manchester United, 15 milionë euro për talentin shqiptar

Mediet italiane kanë shkruar ditët e fundit se Interi ka nisur kontaktet me Veronën për transferimin e Marash Kumbullës, 19-vjeçarit të Kombëtares Shqiptare që i janë dashur vetëm pak muaj për të shkëlqyer tek ekipi veronez në krah të Amir Rrahmanit, shkruan supersport.

Por duket se zikatrit po hasin një konkurrencë të fortë për të siguruar kartonin e shqiptarit, që pëlqehet gjithashtu nga Juventusi dhe Leipzigu.

Së fundmi ka dalë në skenë një tjetër emër i madh i futbollit europian, Manchester United, që sipas “Daily Star” është po përgatit ofertën konkrete prej 15 milionë eurosh.

Me një shumë të tillë duket se “Djajtë e Kuq” nuk do të kenë konkurrentë, por gjithçka do të varet nga dëshira e lojtarit.