Manchester United me rikthim triumfon ndaj Tottenhamit

Manchester United ka arritur të fitojë përballjen në udhëtim te Tottenham.

“Djajtë e Kuq” fituan me përmbysje nga 1 – 0, në 1 – 3, shkruan lajmi.net.

Fillimisht goli i Edinson Cavanit u anulua nga VAR për arsye se McTominay kishte fauluar McTominay.
Ndërsa, Heung-Min Son arriti të zhbllokoi rezultatin pas asistimit të bukur të Mouras (40′), rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushim.

“Djajtë e Kuq” barazuan rezultatin përmes Fred, për të cilin ishte goli i parë në Premierligë pas plotë dy viteve (57′).

Ndërsa, përmbyjen për Unitedin e realizoi Cavani pas harkimit të bukur nga Fernandes (79′).

Krejt në fund, Mason Greenwood shënoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar 1 – 3 (90+6).

Pas kësaj fitore, United mban pozitën e dytë me 63 pikë, ndërsa Tottenham renditët në vendin e gjashtë me 49 pikë, pesë më pak se West Ham që qëndron në të katërtin.