Manchester United një hap larg finales së EFL Cup

Manchester Unidet është një hap larg finales së EFL Cup.

”Djajtë e kuq” mposhtën në udhëtim Nottingham Forestin në ndeshjen e parë gjysëmfinale me rezultat 3-0. shkruan IndkesOnline.

United kaloi në epërsi qysh në minutën e 6-të, me golin e Marcus Rashford.

Sulmuesi holandez, Wout Weghorst, dyfishoi rezultatin në minutën e 45-të.

Golin e sigurisë e shënoi Bruno Fernandes në minutën e 89-të.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy skudrave do të zhvillohet në stadiumin ”Old Trafford”, më 1 shkurt.

Skuadra e cila kalon tutje, në finale do të takohet me fituesin e ndeshjes Southampton – Newcastle.