Mane arrin kuotën e 100 golave në Premier Ligë

Futbollisti i Liverpoolit ka arritur shifrën e 100 golave në Premier Ligë.

Liverpooli është duke u përballur me Watfordin në kuadër të xhiros së tetë, shkruan lajmi.net.

The Reds janë duke avancuar 0-1 me golin e Sadio Mane në min e 9′.

Ky gol për Manen ishte i një rëndësie të veçantë pasi arriti kuotën e 100 golave në Premier Ligë.

Mane me këtë gol u bë vetëm futbuollisti i tretë afrikan që arrin të shënojë 100 ose më shumë gola në histori të Premier Ligës.

Didier Drogba ka 104 gola, Mohamed Salah 103, ndërsa Sadio Mane 100.