Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me Gardën Kombëtare të Ajovës.
Ai duke e vlerësuar të suksesshme vizitën e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari në këtë gardë, ka thënë se këto raporte kanë kontribuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapacitete të FSK-së
“Forca e Sigurisë së Kosovës gëzon marrëdhënie të shkëlqyera bashkëpunimi me Ioëa National Guard, partneritet i ndërtuar ndër vite mbi besim, profesionalizëm dhe mbështetje të vazhdueshme, i cili ka kontribuar në zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të FSK-së”, ka shkruar Maqedonci.
Jashari ka zhvilluar vizitë zyrtare në Gardë e Ajovës, ku ka zhvilluar disa takime.
Për këtë vizitë ka shkruar edhe kjo gardë.








