Maqedonia shokon Italinë, e lë jashtë Botërorit
Maqedonia e Veriut ka arritur sukses të jashtëzakonshëm të enjten mbrëma. Maqedonia Veriore e ka mposhtur kampionen e Evropës, Italinë, për të bërë vend në finale të plejofit për kualifikim në Botërorin 2022.
Italia ka dominuar plotësisht ndeshjen e zhvilluar në Palermo të enjten mbrëma. Ka krijuar raste të panumërta, por tutje shkoi Maqedonia e Veriut.
Aleksandar Trajkovski shënoi golin e fitores në minutën e 92-të.
Pjesë e rëndësishme e Maqedonisë së Veriut janë shumë futbollistë shqiptarë.
Maqedonia e Veriut në finale të plejofit takohet me Portugalinë, më 29 mars në Porto. Fituesi shkon në Botërorin “Katari 2022”.








