Marcelino, trajner i Marseillet

Olympique Marseille ka njoftuar zyrtarisht se ka angazhuar trajnerin spanjoll, Marcelino.

Marcelino 57-vjeçar do ta zëvendësojë në postin e trajnerit kroatin Igor Tudor, i cili u largua në fillim të muajit qershor, vetëm një vit pasi e mori drejtimin e skuadrës franceze.

Marcelino i nis përgatitjet me skuadrën më 3 korrik, ndërsa Marseille do të luajë në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve më tetë apo nëntë gusht.

Marcelino ishte trajner i Athletic Bilbaos deri në qershor të vitit 2022.

Në të kaluarën kishte drejtuar edhe Sevillan, Villarrealin dhe Valencian.

Marcelino e fitoi Kupën e Spanjës me Valencian në vitin 2019.