Mark Zuckerberg mendon se Threads do të arrijë 1 miliardë përdorues

Threads arriti 100 milionë regjistrime më shpejt se çdo produkt konsumator softueri në histori edhe pse është shumë larg klubit të aplikacioneve me 1 miliardë përdorues.

CEO i Meta Mark Zuckerberg ka shpresa të mëdha për Threads, aplikacionin konkurrent të rrjetit social Twitter.

Gjatë një komunikimi me investitorët ditën e Mërkure, Zuckerberg u pyet disa herë lidhur me Threads dhe pritshmëritë e tij për suksesin afatgjatë të aplikacionit.

Ai tha se në industri ekziston një anomali sepse i mungon një aplikacion i tillë i bazuar në tekst dhe që ka arritur 1 miliardë përdorues.

Threads arriti 100 milionë regjistrime më shpejt se çdo produkt konsumator softueri në histori edhe pse është shumë larg klubit të aplikacioneve me 1 miliardë përdorues.

Sipas Zuckerberg vëmendja kryesore e Threads është mbajtja e përdoruesve ekzistuese. Meta ende nuk ka shpenzuar për promovimin e Threads në Instagram dhe Facebook apo për reklamimin në tërësi të aplikacionit.