Marrëveshja Kosovë-Serbi arrihet vetëm me heqjen e taksës

Kryetari i Komisionit për Bashkëpunim me Serbinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, i ka kërkuar Kosovës që ta heq taksën.

Kryetari i Komisionit për Bashkëpunim me Serbinë në Parlamentin Evropian, Eduard Kukan, në takimin e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit në Strasburg, kë kërkuar nga Kosova që ta heq taksën, transmeton lajmi.net.

Sipas njoftimit të Parlamentit Evropian, në këtë mbledhje në fokus ishte edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Eduard Kukan siç bëhet e ditur në njoftimin e PE-së, ka theksuar se në mënyrë që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme ligjore, duhet angazhimi i ndërsjellë i të dy palëve në dialog dhe se ky angazhim është i domosdoshëm.

“Hapi i parë do të jetë që autoritetet në Prishtinë të pezullojnë taksën prej 100% për mallrat e prodhuara në Serbi. Si Serbia ashtu edhe Kosova duhet të mbeten multietnike dhe çdo marrëveshje mund të jetë e pranueshme vetëm nëse është në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh stabilitetin e përgjithshëm në rajon, një marrëveshje e tillë mund të arrihet nëse ka vullnet politik”, citohet të ketë thënë Kukan, transmeton më tutje lajmi.net.Ndryshe, që nga 21 nëntori kur Kosova ka vendosur taksën prej 100 për qind ndaj Serbisë dhe Bosnjës, Serbia ka bllokuar dialogun me Kosovën.