Marshimi i izraelitëve në lagjen palestineze nxit dhunë

Policia izraelite ka hedhur plumba gome, përdori shkopinj dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit palestinezë nga rrugët e Jerusalemit.

Trazirat shpërthyen pasi mijëra nacionalistë izraelitë, disa prej tyre duke brohoritur “Vdekje arabëve”, parakaluan nëpër zemër të rrugës kryesore palestineze në Jerusalem.

Disa izraelitë u panë duke hedhur gurë ndaj protestuesve palestinezë. Shërbimi i shpëtimit të Gjysmëhënës së Kuqe Palestineze tha se të paktën 62 persona u plagosën, duke përfshirë 23 sosh që kishin nevojë për shtrim në spital.

Policia izraelite tha se arrestoi mbi 50 të dyshuar për sjellje të çrregullt ose sulm ndaj oficerëve të policisë. Raportohet për pesë policë të lënduar. /koha