MASHT-i “strehë” e militantëve të Nismës

Partia Nisma Socialdemokrate e cila drejtohet nga Fatmir Limaj e që është subjekti më i vogël në koalicionin qeverisës po dikton shumicën e punësimeve në sektorin publik.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), është kthyer në degë partiake të Nismës.Në këtë ministri janë duke u punësuar njerëz me profil politik të subjektit prej nga vjen edhe ministri Shyqiri Bytyqi, shkruan lajmi.net.

Pajtim Kleqka, i cili është aktivist i partisë Nisma Socialdemokrate, nëndega në Kleçkë të Lipjanit është përzgjedhur si më i miri në konkursin e fundit të MASHT-it për titullin e vendit të punës “Zyrtar i lartë për arsim të lartë privat”.

Sipas konkursit, ai mori 93.3 pikë dhe kohëzgjatja e marrëveshjes është për periudhën 6 mujore.

Zyra e informimit të MASHT-it nuk ka dashur të tregojë për ecurinë e këtij konkursi, por siç ka mësuar lajmi.net, Kleqka ishte punësuar me kontratë për shërbime të veçanta (kontratë mbi vepër) edhe me datën 6 shkurt 2018.Pra, sipas konkursit të parë, atij i kishte skaduar kontrata në gusht të vit të kaluar ndërkohë që kishte vazhduar të punonte përsëri në ministri.

Para pak ditësh, rrjeti i OJQ-ve AVONET ka bërë hulumtimin dhe si rezultat i kësaj ka identifikuar se rekrutimi në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është bërë në baza politike dhe familjare, pothuajse komplet në këto punësime janë personat të cilët janë pranuar dalin të jenë pjesë e strukturave të partisë Nisma Socialdemokrate, parti e cila udhëheq me këtë ministri.AVONET ka publikuar disa nga personat të cilat lidhen drejtpërdrejt me militant dhe familjarë të partisë NISMA Socialdemokrate, siç janë: Shkurte Gashi, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Valdete Prebeza, ishte kandidate për asamble në Komunën e Prishtinës; Arianit Krasniqi, kryetar i rinisë të Degës Nisma Socialdemokrate në Malishevë; Rudina Restelica, e aderuar në muajin qershor 2018 në partinë Nisma Socialdemokrate; Veton Kastrati ish-asamblist i partisë Nisma dega në Malishevë; Lavdim Rizani anëtar i degës së partisë Nismës në Lipjan; Diana Bytyqi, bashkëshortja e Ardian Gashit zyrtarit të Nismës për Media; Alberina Foniqi-Boja, anëtare e forumit të gruas në Suharekë.Në këtë institucion përmes një projekti të MPMS është punësuar mbesa e ministrit, Beslina Hoxha, dhe Milot Hyseni, djali i motrës së bashkëshortes se ministrit, Ardita Muqolli, e cila ka aderu në muajin qershor në Nismë.“Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS me nr. 04/L-082 i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Neni 222.

Cenimi i të drejtave të punësimit dhe papunësisë. Kushdo që ia mohon apo kufizon personave tjerë të drejtën në punësim në kushte të njëjta, ashtu siç që është përcaktuar me ligj, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.

AVONET, konsideron se përgjegjësi e kësaj praktike është ministri Bytyqi, i cili është udhëheqës i kësaj ministrie dhe përgjegjësia i takon ministrit Bytyqi, po ashtu ai është në dijeni për këtë praktik, ku ky ministër ka të punësuar edhe të afërt të tij.

Nisma është duke punësuar persona me petk partiak e familjarë në të gjitha ministritë që drejtohen nga kjo parti