
Forumi i Biznesit Turqi-Siri, i lidhur me sektorin e ndërtimit dhe materialeve të ndërtimit, është mbajtur në Halep në Sirinë veriore, transmeton Anadolu.
Sipas televizionit shtetëror sirian ‘Al-Ihbariya’, delegacione nga të dy vendet morën pjesë në forumin që u organizua nga Shoqata e Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur të Turqisë (MUSIAD).
Forumi synonte të forcojë komunikimin midis kompanive turke dhe siriane përmes takimeve dhe sesioneve, si dhe të diskutonte mundësitë e investimit dhe bashkëpunimin në projektet e ndërtimit.
Ai u zhvillua në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit që mbulojnë sektorë të ndryshëm midis qeverive siriane dhe turke.
Administrata e re siriane po përpiqet të rivendosë marrëdhëniet me komunitetin ndërkombëtar.
Një tjetër Forum Biznesi Turqi-Siri u mbajt në Stamboll në fillim të muajit.





