Ballina Sport Futboll Mbappe i jep fitoren Realit në frymën e fundit

Mbappe i jep fitoren Realit në frymën e fundit

Real Madridi mezi ka arritur të fitojë ndeshjen ndaj Rayo Vallecanos.

Miniderbi i Madridit, ishte një ndeshje plot drama e plot spektakël si çdo herë në La Liga.

Për Realin shënuan Vinicius Jr dhe Kylian Mbappe, ndërsa për Rayon ishte De Frutos ai që shënoi golin.

Me këtë fitore, Reali mbetet në pozitën e 2-të me 54 pikë, ndërsa Rayo Vallecano i 17-ti me 22 pikë.