Mbetet për tu parë nëse inteligjenca artificiale është e rrezikshme thotë presidenti Amerikan Biden

Edhe pse takimi nuk do të kulmojë me dëbimin e ChatGPT siç ndodhi në Itali, presidenti nuk është i mundur se inteligjenca artificiale është e sigurtë në këto momente.

Inteligjenca artificiale ka arritur një nivel interesi të ri që kur ChatGPT doli në skenë. Roboti bashkëbisedues AI me përgjigjet e tij njerëzore ka ndezur një zjarr mes shumë gjigantësh të teknologjisë dhe kompanish të vogla të cilat po nxitojnë të lançojnë shërbimet e tyre AI.

Por presidenti Amerikan Joe Biden kërkon që të jenë të kujdesshëm me lançimin e produkteve përpara se ti hapin për publikun e gjerë. Sipas AP dhe Reuters, presidenti është takuar me këshilltarët e tij për teknologjinë dhe shkencën, ku përfshihen akademikë dhe ekzekutivë nga Google dhe Microsoft për të diskutuar mundësitë dhe rreziqet e inteligjencës artificiale.

Edhe pse takimi nuk do të kulmojë me dëbimin e ChatGPT siç ndodhi në Itali, presidenti nuk është i mundur se inteligjenca artificiale është e sigurtë në këto momente.

Kur u pyet nëse AI është e rrezikshme ai u përgjigje: “Mbetet për tu parë. Mundet edhe të jetë.” Ai tha se kompanitë teknologjike kanë përgjegjësinë për tu siguruar se produktet e tyre janë të sigurta përpara se të bëhen publike.

“AI mund të ndihmojë me adresimin e disa sfidave të vështira siç janë sëmundjet dhe ndryshimet klimatike, por gjithashtu ka potencialin për të adresuar rreziqet ndaj shoqërisë, ekonomisë dhe sigurisë tonë kombëtare,” tha ai.