Mbi 10 mijë raste aktive dhe 1,290 të vdekur nga Covid19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 49.866 raste nga 176.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.290 raste të vdekjes.

IKSHPK-ja njofton se derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri sot është gjithsej 38.118 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.478.

IKSHPK-ja u apelon të gjithë qytetarëve që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.