Mbi 18 mijë të infektuar dhe mbi dy mijë raste aktive me koronavirus

Members of the University Clinical Center of Kosovo in protective gear walk past a sign reading "Ambulance For Coronavirus" at the University Clinical Center of Kosovo in Pristina on March 14, 2020. - Kosovo reported its first coronavirus (COVID-19) case on March 13, 2020, in a 22-year-old Italian woman and a 77-year-old Kosovar man, both recently returned from Italy. (Photo by Armend NIMANI / AFP)

Ka shkuar në 18 mijë e 148 numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se ka arritur në 18 mijë e 148 numri i përgjithshëm i të infektuarve.

Sipas IKSHPK-së, që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë ndërruar jetë 666 persona të cilët ishin të prekur me COVID-19.

Po ashtu, bazuar në të dhënat zyrtare, janë 15 mijë e 150 pacientë të cilët kanë arritur që të shërohen nga koronavirusi.Sipas IKSHPK-së, aktualisht në vendin tonë janë 2 mijë e 332 raste aktive me koronavirus, përderisa Prishtina vazhdon të mbetet komuna më e prekur nga ky virus.