Mbyllet gazetaria dhe 24 programe tjera në UP (VIDEO)

Rektorët e Universiteteve publike u takuan të enjten me deputetët e komisionit parlamentarë për arsim.

Para tyre ata treguan për shqetësimet që i kanë lidhur me mbylljen dhe refuzimin e shumë programeve studimore nëpër institucionet që drejtojnë nga ana e Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Madje rektorët po konsiderojnë se vendimet që ka marrë Këshilli Shtetëror i cilësisë janë të pamatura dhe të politizuara.