Mbyten një vajzë 12 vjeçare në Liqenin e Batllavës

Mbrëmë është raportuar se një 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Liqenin e Batllavës. Policia ka raportuar se vajza ka vdekur dje në orën 17:35. Raportohet se viktima ka ndërruar jetë pasi është dërguar në QKUK.

12 vjeçarja përderisa ishte duke u freskuar në liqenin e Batllavës është ngulfatur nga uji.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.