Një anije me 68 emigrantë në bord është mbytur në ngushticën e Kafireas, në Greqi.
Sipas raportimeve 8 persona kanë shpëtuar ndërsa 60 persona raportohen të zhdukur.
Sipas informacioneve, varka kishte emigrantë me origjinë nga Afganistani, Egjipti dhe Irani dhe ishte nisur nga Izmiri.




