Ballina Lajmet Kosovë Me ceremoni shtetërore, kryeministri Kurti pret kryeministrin Rama

Me ceremoni shtetërore, kryeministri Kurti pret kryeministrin Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është duke qëndruar në Kosovë.

Edi Rama pati një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe realizoi disa takime me studentë.

Pas kësaj, kryeministri Rama është pritur me ceremoni zyrtare shtetërore nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Kjo vizitë e Ramës vie pak ditë pasi Kurti mori mandatin e tij të tretë me radhë.