Më shumë se 50 të vrarë në sulmin në Jabalia thotë drejtori i spitalit indonezian

Drejtori i Spitalit Indonezian në Gaza thotë se dhjetëra njerëz u vranë në sulmin në kampin e refugjatëve Jabalia.

“Më shumë se 50 njerëz janë vrarë deri më tani,” tha ai për Al Jazeera, duke shtuar se spitali nuk ishte në gjendje të jepte ende numrin e përgjithshëm të viktimave pasi ishte ende duke numëruar viktimat.

“Spitali do të ndalojë plotësisht punën nesër në mbrëmje për shkak të mungesës së karburantit”, paralajmëroi drejtori.