Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Me sy të dëmtuar në protestë, optimist me kumte kuranore

Me sy të dëmtuar në protestë, optimist me kumte kuranore

Erion Vishkulli

Erion Vishkulli që e pësoi nga plumbi izraelit dhe egërsia e tipit sionist në rrugët e Tiranës

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, shkruan Erion Vishkulli, i riu që e pësoi në sy nga plumbat e gomës proshim izraelit të një Policie me natyrë izraelite në llojin e reagimit ndaj protestuesve ditët e kaluara.

Ai ndodhet në Itali, për ironi dërguar atje nën kujdesin e kryeministrit Rama, nën ankthin e kuptueshëm të këtij të fundit që i riu mos mbetet me një sy e kjo t’i shndërrohet në kosto të madhe politike.

“Lehtësi për vështirësisë” është një frazë që gjendet në Kuran, ku Zoti i jep myzhde robit në rrethana vështirësish e sprovash të rënda që të bëjë durim e mos e humbë shpresën për të mirën që do pasojë.

Ndërkohë, dy prokurorë kanë nisur me iniciativën e tyre hetimet për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve arbitrare”, ku dyshohen oficerë të Policisë së Shtetit, pas përplasjes gjatë të cilit u plagos 28-vjeçari.

Në kuadër të hetimeve janë administruar rreth 20 kartela mjekësore të personave të dëmtuar, mes tyre edhe ajo e 28-vjeçarit. /tesheshi.com/