Ballina Lajmet Kosovë Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Protestë para Gjykatës Themelore në Pejë,kërkohet drejtësi për vrasjen e Arlindës

Nxënësit e Shkollës së Mesme Ekonomike në Pejë po mbajnë protestë para Gjykatës Themelore në Pejë me sloganin “Drejtësi për Arlindën” .

Një numër i tyre janë mbledhur para gjykatës në menyrë që të kërkojne zbardhjen e rastit që ka ndodhur mbrëmjen e 25 tetorit ku si pasojë mbeti e vrarë Arlinda Zekaj nga kunati i saj.

I dyshuari për vrasjen është ende në arrati ndërsa Prokuroria në Pejë ka kërkuar masën e paraburgimit për ish-bashkëshortin e saj për ushtrim dhune në familje.