Me vetura, serbët në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës

Në Beograd të Serbisë më 13 mars u mbajt një ngjarje në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Kjo protestë u organizua nga grupi i krahut të djathtë “Patrulla Popullore”.

Flamuj rusë dhe serbë, por edhe vetura me simbolin ‘Z’ parakaluan në rrugët e Beogradit më 13 mars, në mbështetje të pushtimit rus të Ukrainës.

Sipas Shërbimit të Ballkanit të Radios Evropa e Lirë, disa vetura, që kishin simbolin ‘Z’ dhe me flamuj rusë dhe serbë, protestuan duke parakaluar pranë qendrës “Sava” në Beograd.

Simboli ‘Z’ është parë në tanket ruse gjatë luftimeve në Ukrainë. Ky simbol po përdoret edhe nga personat që po e mbështesin vendimin e presidentit rus, Vladimir Putin, për pushtimin e Ukrainës. /rel