Meksikë, rrëzohet avioni me 101 pasagjerë në bord

Një avion me 101 persona në bord është rrëzuar në qytetin Durango të Meksikës dhe fatmirësisht nuk ka të vdekur, transmeton Anadolu Agency (AA).

Avioni me pasagjerë është rrëzuar shkurt kohë pas ngritjes në fluturim. Në deklaratën e bërë nga llogaria e Twitter-it të kompanisë ajrore Aeromexico, thuhet se avioni me 101 persona në bord është rrëzuar 5 minuta pas fluturimit nga aeroporti Guadalupe Victoria për në Mexico City.

Sipas mediave lokale, në avion ndodheshin 97 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.

Një punonjës i shëndetësisë tha se 12 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë.

Vazhdojnë hetimet rreth detajeve të aksidentit.