Mergim Berisha i shkakton humbjen e parë këtë edicion Bayernit

Augsburgu ka arritur të marr një fitore ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.

1:0 falë golit të Mergim Berishas, Augsburgu mori tri pikë ndaj kampionit të Bundesligës, Bayern Munich.

Pavarësisht disfatës, bavarezët zhvilluan paraqitje më të mirë, por nuk u treguan konkret në shënim e golave.

Kjo bëri që ata të marrin humbjen e pare këtë edicion në Bundesligë.

Bayerni e nisën mirë sezonin e ri, porn ë ndeshjet e fundit kanë gjithsej tri barazime.

Ishte minuta e 59` kur Mergim Berisha shënoi, duke I dhuruar epërsinë dhe njëherësh fitoren ekipit të Augsburgut.

Me këtë humbje Bayerni ka 12 pikë në vendin e katërt, kurse Augsburg ka nëntë në pozitën e 11.