Mërgimtarët që po hyjnë në Kosovë gjatë mëngjesit të së enjtes po kalojnë pa vonesa të mëdha në pikat kufitare.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, fluksi i qarkullimit është i qetë dhe pritjet më të gjata nuk i kalojnë 5 minutat.
Situata paraqitet e qëndrueshme në të gjitha pikëkalimet kufitare.








