Mërgimtarët po presin dy orë te Dheu i Bardhë

Mërgimtarët po presin deri në dy orë në pikën kufitare te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë.

Ndërkohë, në pikën kufitare në Merdarë dhe Muçibabë pritjet janë deri në gjysmë ore, në Bërnjak deri në 10 minuta.

Në pikat e tjera kufitare ka pritje deri në pesë minuta, ndërkaq kolona më e gjatë është te Dheu i Bardhë, 450 metra.