Merkel ngushëllon Erdoganin për viktimat e sulmit terrorist në Stamboll

Kancelarja gjermane Angela Merkel, ka ngushëlluar Turqinë për viktimat e sulmit terrorist të së shtunës në Stamboll.

Sipas AA, Merkel ka telefonuar presidentin e Turiqsë Recep Tayyip Erdogan, duke i përcjellë ngushëllimet për viktimat e sulmit terrorist në rajonin Besiktas të Stambollit.