Merkel thirrje për unitet në BE

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet të jetë inovativ, i fortë dhe në unitet, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në Samitin Joformal të BE-së në Sibiu të Rumanisë, Merkel tha se në këtë takim do të diskutohet agjenda strategjike lidhur me të ardhmen e BE-së dhe se në fund do të pranohet deklarata me konkluzione e cila do të theksojë rëndësinë e bashkëveprimit për ruajtjen e paqes dhe mirëqenies përkundër dallimeve politike.

Siç tha kancelarja gjermane, BE-ja duhet të ngrisë zërin edhe për vlerat e saj.

“Sepse bota nuk fle. Duhet të jemi inovativë, të fortë dhe në unitet. Sot këtu do të përpiqemi për këtë gjë”, tha Merkel.

Ajo shtoi se do të japë përpjekje në këtë drejtim në emër të qeverisë gjermane.