Merret vendim: Ndalohen tubimet e fushatës brenda hapësirës së shkollave

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim të ndalojë organizimin dhe mbajtjen e tubimeve publike brenda hapësirave të ndërtesave të shkollave dhe të objektet arsimore ku organizohet procesi mësimor.

Sipas vendimit të MASHTI-it, subjektet politike të certifikuara për zgjedhje lokale nuk duhet të mbajnë tubimet politike gjatë dhe pas orarit të punës brenda hapësirës së ndërtesave të shkollave.

Ndërsa, hapësirat e jashtme të objekteve arsimore mund të përdoren nga subjektet politike, vetëm nëse paraprakisht kanë leje për organizimin dhe mbajtjen e tubimeve nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve, dhe Policia.