Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Mes shkatërrimit dhe dhimbjes, në Gaza vazhdon tradita e zgjimit në syfyr...

Mes shkatërrimit dhe dhimbjes, në Gaza vazhdon tradita e zgjimit në syfyr me daulle

Tradita e Ramazanit me zgjimin e njerëzve në syfyr me daulle, e njohur si “Musahharati”, vazhdon edhe këtë vit në kampin Najat, ku palestinezët e zhvendosur po strehohen në tenda në Khan Younis në jug të Rripit të Gazës, raporton Anadolu.

Mes tendave të zbukuruara për Ramazan, fëmijët palestinezë shoqërojnë daullxhinjtë gjatë orëve të syfyrit, duke ecur nëpër kamp me himne dhe lutje.

Prej dekadash në Gaza, daullxhinjtë shëtisin nëpër lagje dhe rreth xhamive gjatë netëve të Ramazanit për të zgjuar banorët për syfyr.

Për shumë banorë të Gazës, ky Ramazan nuk shënon një kthim në normalitet, pasi edhe pse luftimet në shkallë të gjerë janë zbutur, në enklavë vazhdon zhvendosja, shkatërrimi dhe pasiguria, duke i detyruar banorët ta përjetojnë muajin e shenjtë mes humbjeve të thella dhe shpresës së brishtë.

Një marrëveshje armëpushimi e mbështetur nga SHBA-ja ka qenë në fuqi në Gaza që nga 10 tetori i vitit 2025, që ndaloi luftën 2-vjeçare të Izraelit, e cila që nga tetori i vitit 2023 ka vrarë të paktën 72 mijë palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe ka plagosur mbi 171 mijë të tjerë.