Mesatarja midis shpirtёrores dhe materiales

Dr. Jusuf Kardavi (r.a)

Edukatori largpamёs duhet t’i kёshillojё dhe orientojё njerёzit qё mos t’i kushtojnё mё tepёr rёndёsi aspektit shpirtёror ndaj atij material.

E thёnё ndryshe, ai duhet qё t’i kёshillojё ata qё mos tё lёnё pas dore çёshtjet e kёsaj bote, pёr shkak se ata po i kushtojnё rёndёsi vetёm çёshtjeve tё botёs tjetёr, siç ёshtё rasti i murgjёve tek tё krishterёt, persёt, hindusёt. budistёt, grekёt e shumё rryma e ideologji tё tjera, tё cilat filozofinё e tyre e kanё ndёrtuar mbi bazё tё ndёshkimit tё trupit me qёllim qё shpirti i tyre tё lartёsohet.

Mirёpo kjo lloj filozofie (ideologji) bie nё kundёrshtim tё hapur me metodologjinё tё cilёn e ka pёrcaktuar Allahu nё Kuranin Fisnik, ku thotё: “Dhe me atё qё tё ka dhёnё Allahu, kёrko ta fitosh botёn tjetёr, e mos lёr mangut atё qё tё takon nga kjo botё”[1]

“O bijtё e Ademit, vishuni bukur pёr çdo namaz, hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (Allahu) nuk i do ata qё e teprojnё.

Thuaj: Kush i ndaloi bukuritё dhe ushqimet e mira qё Allahu i krijoi pёr robёrit e vet?

Thuaj: Ato janё nё kёtё botё pё ata qё besuan, e nё Ditёn e Kijametit janё tё posaçme pёr ta. Kёshtu ia sqarojmё argumentet njё populli qё kupton.”[2]

[1] – Sure Kasas: 77.

[2] – Sure A’raf: 31-32.

Nga: Dr. Jusuf Kardavi