Zemrat sëmuren ashtu siç sëmuren edhe trupat, mirëpo shërimi i sëmundjeve të trupave është më i lehtë se shërimi i sëmundjeve të zemrave!
Sëmundja më shkatërruese që prek zemrën e njeriut është mendjemadhësia: Kjo ndodh atëherë kur njeriu e sheh veten mbi të tjerët për shkak të një pasurie që i është dhënë, diplome që ka arritur apo punës me të cilën angazhohet.
Mëndjemadhësia arrin kulmin atëherë kur njeriu nuk posedon asnjë veçori dalluese.
Në një hadith profetik lexojmë se: “Nuk do të futet në Xhenet ai që ka në zemrën e tij një grimcë prej mendjemadhësisë.”
Njerëzit e mirë, kur e ndjenin se po tregosheshin arrogantë ndaj të tjerëve, menjëherë rendnin për ta trajtuar dhe kuruar sëmundjen e mëndjemadhësisë.
Sahabiu i nderuar, Abdullah ibn Selame (r.a) kaloi në treg dhe në shpinë mbarte një stivë me dru, dikush i tha : A nuk të ka dhënë Allahu pasuri?!
Po – tha ai, por dua ta shtyp mendjemadhësinë!
Autor: Ed’hem Sherkavi
Përktheu: Elton Harxhi








