Mesazhi ynë

Dr. Jusuf el-Karadavi (r.a)

Ne besojmë se midis shpalljes dhe logjikës së shëndoshë, sheriatit dhe urtësisë, fesë dhe shkencës nuk ka kontradiktë. Ne besojmë se feja është dija (shkenca), ashtu sikurse besojmë se dija (shkenca) është fe.

Islami tek i cili besojmë, refuzon:

Imponimin në besim
Formalitetin në adhurim
Negativitetin në sjellje
Cektësinë në të menduar
Teksualitetin në tefsirin e Kuranit
Literalitetin në Fikh
Fasadën në jetë.

Islami tek i cili besojmë, bazohet tek:

Besimi, shpirti i të cilit është monoteizmi
Adhurimi, shpirti i të cilit është sinqeriteti
Morali, shpirti i të cilit është mirësia
Sheriati, shpirti i të cilit është drejtësia
Uniteti, shpirti i të cilit është vëllazëria
Të gjitha këto mishërohen në qytetërim, shpriti i të cilit është balanca dhe unifikimi.

Ftoj për tek diskutimi me të gjithë njerëzit, me:

Kundërshtarët në fe
Ata që mendojnë ndryshe
Oponentët në politikë.

E dua të mirën për të gjithë njerëzit:

Personalisht nuk kam armik as smirë askënd, sepse njerëzit janë vëllezërit e mi:
Në Besim
Në kombësi
Apo në humanizëm.
Të gjithë ne jemi bijtë e Ademit
Unë jam armik me atë që i shpall luftë Umetit tim dhe besimit tim.

Forca nuk qëndron tek arma, por tek zemra e luftëtarit. Arsimimi nuk qëndron tek faqet e librave, por tek shpirti i mësuesit. Drejtësia nuk qëndron tek kanuni, por tek ndërgjegjja e gjykatësit.

Zbatimi i lirisë vjen para aplikimit të sheriatit, sepse sheriati nuk mund të aplikohet tek ata njerëz të cilët e kanë humbur lirinë.

Falsifikimi i votave është prej mëkateve më të mëdha.  Shtypja e lirisë është prej mëkateve më të mëdha.

E vërteta – gjithmonë – është më e fortë se e kota. Triumfi i zullumqarëve është i përkohshëm. Do të vijë dita që intrigat e kombeve apo organizatave, që kapacitetet e tyre i shfrytëzojnë për të prishur imazhin e njerëzve të ndershëm, do të zbulohen para gjithë botës, edhe nëse do të duhet kohë e gjatë.

Mesazhi i Islamit i drejtohet:

Të pafuqishmëve duke ju thënë: Zgjatni parakrahët!
Të nënçmuarve duke ju thënë: Ngrijini kokat!
Të robëruarve duke ju thënë: Thyjini zinxhirët!
Gjumashëve duke ju thënë: Çohuni nga gjumi!

Nga: Dr. Jusuf El Kardavi (r.a)