Mësohen çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës

Pas përfundimit të ndeshjeve të fazës së çerekfinales, tanimë janë mësuar çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës.

Skuadrat si Manchester United, Arsenal, Roma e Villarreal kanë siguruar biletën për në gjysmëfinale të këtij kompeticioni.

Dhe tani në gjysmëfinale, Manchester United pret në shtëpi skuadrën e Romës, ndërsa Arsenali zhvillon ndeshje në udhëtim drejt spanjollëve të Villarrealit.

Të dy takimet do të zhvillohen me datën 29 prill.

Çiftet gjysmëfinaliste të Ligës së Evropës i gjeni më poshtë.

Manchester United – AS Roma (Stadiumi Old Trafford)

Villarreal – Arsenal (Stadiumi La Cerámica)