Mësohen detaje të marrëveshjes së re të Messit me Barcelonën

Lionel Messi do të nënshkruajë një marrëveshje të re me Barcelonën në një të ardhme të afërt, raporton Mundo Deportivo, përcjell lajmi.net.

Kontrata aktuale e argjentinasit përfundon në vitin 2021, dhe Barcelona së fundi ka konfirmuar se negociatat për të vazhduar bashkëpunimin janë duke u zhvilluar.

Mundo Deportivo, një gazetë e afërt me Barcelonën, ka zbuluar se klubi i ka ofruar Messit kontratë deri në vitin 2023, dhe palët pritet që të pajtohen me të gjitha detajet së shpejti.

32 vjeçari Messi nuk dëshiron kontratë të gjatë dhe preferon të vlerësojë se si do të ndihet në çdo kohë.

Barcelona është e gatshme t’i ofrojë Messit një marrëveshje të përjetshme, dhe në anën tjetër argjentinasi ka konfirmuar vazhdimisht se dëshiron t’i jap fund karrierës në ‘Camp Nou’.