Mësohet arsyeja pse Ronaldo u largua nga Reali

Është zbuluar arsyeja kryesore se përse Cristiano Roanldo u largua nga Real Madridi.

Zinedine Zidane kishte mbajtur një takim të gjatë me Florentino Perezin dhe anëtarët e tjerë të bordit në lidhje me Cristiano Ronaldon.

Sipas asaj që raporton “El Mundo”, trajneri francez u ka thënë që ta zgjidhin sa më parë problemin e portugezit në lidhje me taksat.

“Rregullojeni këtë problem të Cristianos (Ronaldos) sa më parë të jetë e mundur”, u ka thënë Zidane bordit të Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

“Në zhveshtore ai nuk flet ndonjë gjë tjetër, është e padurueshme”, ka shtuar më tej trajneri francez.