Mësohet edhe skuadra e katërt gjysëmfinaliste në Kupën e Kosovës

Ramiz Sadiku është skuadra e katërt dhe njëkohësisht e fundit që është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Skuadra nga kryeqyteti ka shënuar fitore 2:1 kundër KEK-ut në çerekfinale të Kupës së Kosovës.

Rezultati në të mirë të vendasve u zhbllokua në minutën e tretë me anë të futbollistit, Guri Hana. Goli i këtij të fundit mbylli epilogun për pjesën e parë.

Në start të pjesës së dytë, gjegjësisht në minutën e 48-të, Ramiz Sadiku ngriti epërsinë në 2:0. Realizator këtë herë ishte Armend Misini.

KEK-u krejt çfarë bëri në këtë sfidë ishte goli i minutës së 57-të kur realizoi Meridian Ramadani.

Kësisoj, Ramiz Sadiku i bashkohet Dritës, Prishtinës e Llapit në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.