Messi 4 gola në fitoren bindëse të Barcelonës

Barcelona e ka mposhtur me rezultat të thellë 6-1 Eibarin në ndeshjen e vlefshme për javën e pestë të La Ligas.

Ndeshjen e zhvilluar në Camp Nou, trajneri Ernesto Valverde, kishte vendosur ta fillojë pa Luis Suarezin.

Me Lionel Messin si numër 9, Barcelona e shkatërroi Eibarin.

Ishte pikërisht argjentinasi shtatshkurtër që e filloi serinë e golave në minutën e 20 nga penalltia.

Paulinho shënoi me kokë në minutën e 38-të për ta mbyllur pjesën e parë me rezultat 2-0.

Në pjesën e dytë filloi spektakli i Lionel Messit edhe pse golin e parë në këtë pjesë lojë e shënoi Denis Suarez.

Messi shënoi në minutat 59’, 62’ dhe 87’ për ta mbyllur këtë ndeshje me katër gola personal.

Barcelona pas pesë javësh ka 15 pikë, ndërsa në ndeshjen e ardhshme takohet me Gironan. /