Messi e Neymar pritet të largohen nga PSG-ja

Lionel Messi dhe Neymar pritet të largohen gjatë afatit kalimtar të verës nga gjiganti francez, PSG. “Daily Mirror” ka raportuar se dy futbollistët nuk i kanë raportet e mira me disa nga drejtuesit e klubit.

Po ashtu, është raportuar se Neymar dhe Messi nuk shkojnë mirë edhe me disa lojtarë.

Messi ende nuk ka pranuar ta vazhdojë kontratën me klubin nga Parisi, ndërsa ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Të dy lojtarët vlerësohen kyç në sulmin e Parisit.