Messi “mbret” i La Liga-s, ja sa shumë rekorde ka thyer

Përkundër largimit nga Barcelona emri i tij po vazhdon të përmendet ende në Spanjë.

Saktësisht sot 17 vjet më parë, Leo Messi debutoi me fanellën e Barcelonës, shkruan lajmi.net.

Argjentinasi ka thyer rekorde të shumtë në karrierë, e sidomos në La Liga aty ku për 17 vite nuk ka lënë pothuajse rekord pa thyer.

Janë tetë rekorde që mbajnë ’emrin’ e Messit dhe vështirë që mund të thyen nga ndokush në të ardhmen e afërt.

 

34-vjeçari, është golashënuesi më i mirë në histori të La Liga-s me 474 gola, ka shënuar 50 gola në edicionin 2011/12, ka realizuar më së shumti gola nga gjuajtjet e lira plotë 50 sosh, ka bërë më së shumti asistime 217.

Leo gjithashtu ka më së shumti asistime në një sezon 22 në edicionin 2019/20, më së shumti hat-rik në histori 36, më së shumti hat-rick në një sezon tetë në edicionin 2011/22, dhe më së shumti gola të shënuar që i kanë sjellur fitore Barçës plotë 124.

Të gjitha këto rekorde Messi i ka në La Liga, duke u bërë kështu ‘mbret’ i padiskutueshëm i Spanjës.

Kujtojmë që ylli i futbollit botëror gjatë verës kaloi te PSG si futbollistë i lirë.