Messi – Sampaoli, befasi para ndeshjes me Francën

Jorge Sampaoli ka vendosur ta përdorë Leo Messin në rolin e qendërsulmuesit në ballafaqimin ndaj Francës.

Selektori i Argjentinës, Jorge Sampaoli ka befasuar sërish me vendimin e tij në lidhje me formacionin e skuadrës para duelit sot me Francën.

Mediat spanjolle raportojnë se Sampaoli ka vendosur ta përdorë Leo Messin në rolin e qendërsulmuesit.

Messi deri më tani ka luajtur në rolin e tij të zakonshëm si sulmues i dytë, përcjell “lajmi.net”.

Por, sot ai pritet të paraqitet në qendër të sulmit në duelin e madh ndaj Francës, me fillim nga ora 16:00.

Në mbështetje të tij do të jenë në krah, Pavon dhe Di Maria.