Messi vs Ronaldo: Gara e fundit për të qenë më i miri

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi do luftojnë përsëri 3 muajt e ardhshëm siç kanë bërë 10 sezonet e fundit, për të vendosur se kush është lojtari më i mirë në botë.

Debati se kush është lojtari më i mirë bazohet në opinionet që ndan publiku, por ka dhe statistika të tjera siç janë golat dhe trofetë e fituar.

Ti ndash këta rivalë të përjetshem me anë të statistikave do ishte e vështire pasi rrespektivisht ata kanë fituar 4 finale të Champions League, 5 Topa të Artë , 600 gola plus etj.

Këtë vit përveç trofeve të La Ligës dhe Champions League, në verë ata kanë dhe Kupën e Botës, Rusi 2018, të cilën duan të fitojnë që të krahasohen me ikona si Pele dhe Maradona.

Mbetet për tu parë se si do performojnë këta 3 muaj që kanë mbetur, pavarsisht faktit që Ronaldo ka shënuar më shumë fazave të dyta të sezoneve të fundit, në krahasim me argjentinasin Messi.

Persa i përket Messi-t, ai ka tendencë ta fillojë sezonin me rendiment të lartë,  me një rënie në dhjetor.

Kush do jetë më i miri nga dy “alienët” ?/oranews